Kryefjala Logo

Zbulohet arsyeja pas fotos së Luanës në makinë që shqetësoi fansat

10 Maj, 2022 | 11:11 am

Një foto e Luana Vjollcës qarkulloi shpejt në rrjet ku ajo dukej brenda një makine me shenja në fytyrë.

Instagrami i saj u përfol para këtij episodi pasi ajo fshiu të gjitha postimet(dhe ne e dimë sa shumë i do ajo fotot) dhe më vonë Luana u shfaq në foto me shenja në fytyrë që tregonin se kishte pasur një përballje fizike me dikë.

Morëm vesh në fakt se Luana nuk i ka askujt lekë borxh,nuk është zënë as me motrat,nuk kanë tentuar ta grabisin dhe asnjë mashkull nuk fshihet pas asaj fytyre të shtrembëruar.

Atë fytyrë ja ka bërë një dorë artisti që ka dashur pikërisht të japë mesazhin e përballjes fizike sepse mesa duket projekti i saj i ri “Thuaje” flet për këtë temë.

Ndaj Luanatorsa qetësohuni sepse me disa letra të lagura dhe Luanës i ndrit fytyra prap,është gjithçka “show” dhe promo dhe reklamë dhe po,vëmëndje.

Në fakt duke parë këtë foto të Telegrafi.com duket si photoshop më shumë sepse po ta afrosh e kupton sa gabime ka dhe biem të gjithë dakort se Luana dhe photoshopi kanë lidhje të hershme bashkë që për fatin e saj të keq nuk i rregulluan kurrë marrëdhëniet por ky është tjetër diskutim.

56F35F94 A80B 428C 8E7F 86F5FBCB6154

Të ngjashme