Zbulohen tre VIP-at e parë të “Big Brother Vip Kosova”

2 muaj më parë

5 DHJETOR-i është data kur do të nisë reality-show i shumëpritur “Big Brother Vip Kosova” .Që kur u konfirmua se formati i suksesshëm do të transmetohej edhe në Kosovë, i madh ka qenë interesi për të mësuar mbi personazhet Vip që do të ishin pjesë e tij. Por këtij kurioziteti  duket se i erdhi fundi, pasi janë zbuluar emrat e parë që pritet t’i bashkohen kësaj aventure.

“Telegrafi” ka mësuar se emrat e tre banorëve që pritet të futen në shtëpinë e “Big Brother Vip”.

Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi janë tre personazhet e njohur që do të jenë pjesë e reallity-show-t.

Pjesën tjetër do ta mësojmë në vijim…

Të ngjashme