Showbiz
Zbulohen detaje nga “Love Story 2”: Që nga opinionisti i 3-të e deri te vajza froniste!
29 Tetor, 2021 | 1:56 pm
Në prag të fillimit të “Love Story 2”, autorja Ilda Lumani ka zbuluar të tjera detaje dhe risi të këtij sezoni të dytë.
Në një lidhje “Skype” në emisionin e mëngjesit në Klan News, autorja e “Love Story” theksoi se risia kryesore është padyshim fakti që në fron do të jetë edhe një vajzë, ndryshe nga sezoni i parë që ishte vetëm një djalë.
Ilda u shpreh që interesi për vajzën froniste ka filluar të ndihet, pasi tanimë publiku është mësuar me faktin që një djalë kërkon një vajzë në ekran, nisur nga edicioni i kaluar, por një vajzë të kërkojë partnerin e saj mes disa djemve në një program dashurie është vërtetë e veçantë.
Më tej shtoi se vajza që është zgjedhur është spikatur që vitin e kaluar dhe e meriton plotësisht të jetë në atë karrige pasi i plotëson të gjitha kushtet, dhe do të bëjë diferencën me elegancën, bukurinë, nivelin dhe mënyrën se si do të sillet.
Risi e këtij sezoni është edhe “Love Story Daily”, e cila do të drejtohet nga Eni Shehu.
22 vajzat dhe djemtë do të jenë çdo ditë në program dhe krah tyre do të jetë edhe një panel opinionistësh, te cilët nuk janë në programin e së hënës.
Lumani ka zbuluar se një nga anëtarët e panelit të opinionistëve do të jetë Zhaklina Lekatari, e cila njihet për mënyrën e saj të drejtpërdrejtë.
Sikurse sezonin e parë, edhe në këtë program do të ketë konkurrentë që vijnë nga jashtë, dhe mësohet se 2 prej tyre janë nga Firence.