Showbiz
Zbulohen detaje nga arrestimi i Elsa Lilës!
16 Mars, 2022 | 11:44 am
Arrestimi i saj ka ndodhur në Romë, pas një operacioni antidrogë të policisë, ku në pranga janë vendosur 13 persona, shqiptarë dhe italianë.
Menjëherë u përhap lajmi se këngëtarja, Elsa Lila është arrestuar nga policia italiane e përfshirë në një grup të trafikimit të lëndëve narkotike
Sipas “La Republica”, hetimet janë zhvilluar nga prokuroria e Romës dhe drejtoria e Antimafias.
Elsa Lila, akuzohet se ishte njeriu që mbante llogaritë e grupit që trafikonte drogë.
Arrestimi i saj ka ndodhur në Romë, pas një operacioni antidrogë të policisë, ku në pranga janë vendosur 13 persona, shqiptarë dhe italianë.
Një tjetër i arrestuar është edhe boksieri i njohur Petrit Bardhi i njohur me emrin ‘Titty’, i arrestuar edhe më herët.
Gjithashtu i arrestuar është edhe Arben Zogu (Rikardino), i cili ka qenë pjesë e grupit të ‘Diabolik ‘, Fabrizio Piscitelli.