Kryefjala Logo

Ylli “braktis” Noizyn…

15 Gusht, 2022 | 9:36 am

Yll Limani ashtu si 40 artistë të tjerë ka kënduar mbrëmë në koncertin Alpha të reperit Noizy. Por pas koncertit të reperit në shesh ka patur edhe një “afterparty” ku artistët dhe miqtë e ngushtë të këngëtarit janë mbledhur përsëri bashkë.

Por njëri prej tyre (që mesa duket festat i kanë ardhur në majë të hundës) Yll Limani ka vendosur që menjëherë pas koncertit të shkojë të qetësohet në dhomën e hotelit dhe jo në klubin ku organizohej festa.

Ai u ngjit dy herë në skenë, njëherë kur ishte line-up i tij dhe herën e dytë kur kënduan me Noizyn duetin e tyre “Alkol”, kështu që me të drejtë festa e Yllit mbaron në skenë.

C0D69F55 DE41 45E2 BECF 81C7EEFBAADD

Të ngjashme