Kryefjala Logo

Yll Limani në jurinë e X-Factor?!

25 Tetor, 2023 | 10:52 am

X-Factor ka nisur audicionet nëpër Shqipëri, sepse së shpejti do të nisin edhe netët live të këtij talent show. Dy emrat e parë që janë përfoluar deri tani janë ai i yllit Bleona Qereti si dhe ish fitueses, Arilena Ara.

Por një tjetër emër që mund t’i bashkohet jurisë së X-Factor është ai i Yll Limanit. Artisti më i përfolur i momentit mund të ulet në karrigen e anëtarit të jurisë, pasi dhe ai vetë u bë i njohur nëpërmjet talent show-t “The Voice of Albania”.

Karriera e Yll Limanit duket se është gjithnjë e më shumë në rritje, madje ai ka qenë një nga këngëtarët me më shumë koncerte këtë verë.

 

Të ngjashme