Yll Limani mes dy zjarreve…

5 muaj më parë

Në New York kanë performuar mbrëmë tre nga këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, Elvana Gjata, Yll Limani dhe Dafina Zeqiri. Të tre me karriera të shkëlqyera por sigurisht më me eksperiencë në industrinë e muzikës mbetet Elvana, e cila e ka nisur e para karrierën e saj muzikore.

Më pas doli Dafina dhe përgjatë gjithë këtyre viteve publiku i ka parë gjithnjë si rivale. Dhe nuk ka patur faj pasi edhe vetë artistet nuk kanë treguar ndonjë dashamirësi të jashtëzakonshme mes tyre, nuk dimë të jenë takuar kurrë, apo aq më pak të bëjnë ndonjë duet mes tyre.

Edhe mbrëmë në New York duket se festën e ka çelur Elvana, e ka pasuar Ylli dhe mbylljen e ka bërë Dafina. Me të dyja këngëtaret Yll Limani ka duete dhe i siç e shohim i ka performuar me të dyja… Aa mos të harrojmë dhe një detaj ish partneri dhe dj i Dafinës (Dj Geek) tani është dj i Yllit.

IMG 1727 IMG 1728

Të ngjashme