Kryefjala Logo

Yll Limani merret peng…

12 Gusht, 2022 | 12:16 pm

Ylli Limani përveçse një nga artistët më të komentuar të momentit njihet dhe për batutat e tij. Por së fundmi duket se i ka ndodhur e një situatë jo fort e zakonshme. Pas një prej mbrëmjeve të tij koncertore në Kosovë Yllin e kanë marrë “peng” dhe është pikërisht një prej kolegëve të tij. Ai që shihet në makinë është reperi i njohur Don Xhon që siç thotë Ylli e ka marrë “peng”.

“Pas koncertit sonte, ky ka ardh me njerëzit e tij dhe më ka marrë, mund të them peng. Momentalisht jam në Drenicë.Ndihmë, më ndihmoni”, ka thënë Ylli në Instagramin e tij.

Mesa duket të dy artistët do të na surprizojnë së shpejti me një këngë dhe ne sigurisht që jemi kuriozë se si do të jetë ajo. Kujtojmë që Ylli këto kohë ka bërë këngë me disa nga reperët më të sukseshëm të momentit si Noizy apo Ledri Vula.

121298D7 2C86 430A 8325 B9433F89E201

Të ngjashme