Showbiz
Yll Limani akuzohet për ndërhyrje estetike?! Por ai e ka një përgjigje
14 Korrik, 2022 | 3:12 pm
Kohët e fundit jo vetëm këngëtaret por edhe këngëtarët po “akuzohen” për ndërhyrje kirurgjikale. Dhe këtyre aludimeve nuk i ka shpëtuar as këngëtari Yll Limani, që mesa duket e ka marrë situatën me sportivitet.
Përmes një videoje në “Instastory” këngëtari teksa prek buzët thotë që janë të tijat. “Të mijat janë, ju betohem”, thotë ai.
Pak ditë më parë u publikua kënga e artistit në bashkëpunim me Noizy-n, këngë që numëron më shumë se 20 milionë klikime në “Youtube”.