Showbiz
Xhoana e zhgënjyer nga Ueda dhe Arlind: E paska ngushëlluar mirë atë natë!
13 Tetor, 2023 | 5:10 pm

Pas 72 orësh, Arlindi shprehu pëlqimin e tij për Uedën ne Love Island Albania. Nga ana tjetër edhe Ueda u pa shumë e afërt dhe e lumtur me veprimin e Arlindit.
E duket se gjithë këto situata të krijuara, nuk i kanë pëlqyer aspak Xhoanës e cila po i ndjek tanimë nga jashtë. Përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ajo ka folur gjatë rreth ngjarjeve të fundit të krijuara në vilë.
Xhoana është shprehur se ndihet e zhgënjyer nga veprimet e Arlindit dhe beson se marrëdhënia e tij me Uedën nuk është aspak reale, por është në interes të të dyve për vazhdimësinë e lojës.