Showbiz
Xhoana e Love Island Albania, flet për partnerin e vrarë në Ekuador: E dija që kishte kompani bananesh!
23 Dhjetor, 2023 | 12:38 pm
Ish-konkurentja e “Love Island”, Xhoana Kurti ka “thyer” heshtjen dhe ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me Ergys Dashin në Guayaquil të Ekuadorit, me të cilin ka dhe një djalë.
Xhoana Kurti mes emocionesh ka treguar momentin e vështirë kur mori vesh për vdekjen e Ergys Dashit.
‘Më mori në telefon edhe një shoku i tij që donte të fliste me të, ndërsa mua më vjen një foto dhe më thotë a është ai. Më vjen fotoja e vrarë dhe mua më ra pika. Kam bërtitur shumë dhe isha më një shoqe i thashë që kanë vrarë Gysin. Kur më konfirmuan vdekjen nuk mbaj mend asgjë dhe përjetova depresion.’- u shpreh ajo në ‘Glamour’.