Kryefjala Logo

Xhesika dhe Denisi i “Love Island Albania”, drejt altarit? Flet Xhesika: E ka në dorë zotëria

12 Qershor, 2024 | 5:25 pm

Xhesika Elezi, ish-konkurrentja e “Love Island Albania” erdhi në “Natën me Aulonën” në MCN me plot gjëra për të rrëfyer. Pas rikthimit me Denisin brenda vilës së dashurisë, ata kanë vijuar bashkë edhe pas daljes duke forcuar dashurinë dhe rizbuluar njëri-tjetrin.

Xhesika tregoi se Denisi ka ndryshuar punë ndërsa ajo vijon me biznesin, janë në një bashkëjetesë dhe kanë plane për të ardhmen.

Xhesika: Bashkëjetesa jonë ka filluar që në “Love Island” dhe tani po shkojmë në drejtim lart e sa më lart.

Që do të thotë? Unë ndonjë unazë aty nuk po shoh në gisht?

Xhesika: Atë e ka në dorë zotëria.

Xhesika shtoi se vijimi i rrugëtimit të saj me Denisin për momentin duhet të presë për shkak të detyrimeve familjare.

Xhesika: Për faktin e bashkëjetesës unë kam disa detyrime familjare me vëllain dhe me mamin që nuk më mundëson që të shkëputem nga hiçi dhe të filloj jetën time. Siç po të thosha edhe më përpara, arsyeja e shkëputjes time nga Italia nuk ka qenë puna, ka qenë familja sepse punën më të bukur në botë nuk krahasohet kur nuk ke familjen afër që të mbështet, edhe që ti ta mbështesësh. Kështu që ajo ka qenë çelësi, ajo ka qenë arsyeja e shkëputjes time në Londër që të rrija afër familjes time dhe derisa të jetë momenti i duhur, i përsosur që unë të jem siguruar që gjërat kanë marrë rrugëtimin e duhur dhe të përsosur, të vazhdoj rrugëtimin tim veçmas me Denisin. Për momentin, realitetin po e ndajmë, përditshmërinë tonë po e ndajmë bashkë me familjet që besoj se është një kënaqësi dhe një pasuri akoma më e madhe, që ti të kesh atë lirinë që ti ta përjetosh personin tënd të dashur bashkë me familjen tënde.

Pasi shprehu edhe lumturinë për Uedën dhe Arlindin, çiftin fitues që presin të bëhen prindër, Xhesika tregoi edhe nëse ajo e Denisi planifikojnë të njëjtën gjë për veten.

Xhesika: Kur të dojë Zoti!

Domethënë që po provoni?

Xhesika: Kur të ndodhë!

 

https://youtu.be/lEGJuwNHdN0?si=Gymlez7SvmUTkviV

Të ngjashme