Showbiz
Xheraldina ‘i hedh benzinë zjarrit’ lajmeve për ndarjen e Ledrit dhe Sarës
24 Nëntor, 2023 | 10:23 am

Prej kohësh tashmë qarkullon lajmi i ndarjes midis Ledrit dhe Sarës.Menaxheri i këngëtarit,Faton Shoshi pohoi se ndarja është e vërtetë,ndërsa personazhet kryesorë të kësaj historie nuk flasin.
Sara për momentin ndodhet në Gjermani me vajzën Poem dhe sigurisht gjyshërve në Kosovë ju mungon shumë pasi e kanë pasur aty prej ditës kur lindi.
Nëpërmjet disa instastory,Xheraldina,mamaja e Ledrit ka ndarë disa momente nga biseda me mbesën dhe duket sikur hedh disa kunja për largimin e Sarës.Ajo lë të kuptohet se jo vetëm ata,por edhe vajza jua ndjen shumë mungesën.