Kryefjala Logo

Xhensila ka heshtur për hir të fëmijëve, këngëtarja thyen heshtjen pas ndarjes me Bes Kallakun

10 Nëntor, 2024 | 11:24 am

Pas një periudhe të vështirë dhe pas ndarjes nga Bes Kallaku, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë sot këngën e saj të re “Thuaju”, e cila vjen si një rrëfim i sinqertë për sfidat dhe sakrificat që shumë gra përjetojnë në heshtje.

Në videomesazhin e saj emocional të postuar në rrjetet sociale, Xhensila flet për dhimbjen dhe fuqinë e një gruaje që ka duruar padrejtësi për hir të fëmijëve dhe për të ruajtur balancat. Ajo pranon se çdo ditë përballet me kritika, por edhe me mbështetje të madhe nga ndjekësit e saj.

“Ky album është për të gjitha gratë, vajza, mbi të gjitha nënat, të cilat për hir të fëmijëve kanë duruar, kanë sakrifikuar, kanë mohuar veten, kanë qeshur ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtu për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë”, shprehet Xhensila.

“Ky album që nuk është vetëm për Xhensilën, po për shumë Xhensila që përjetojnë probleme më të mëdha. Ky album është për të gjitha gratë, vajzat, nënat, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten.

Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë. Për ato gra që sakrifikuan shumë. Çdo ditë lexoj komente të pahijshme, por lexoj edhe mesazhe nga gra që më suportojnë.

U jam pafundësish falënderuese dhe jam e prekur jo vetëm nga mesazhet tuaja, por dhe nga historitë që ndani më mua, jemi shumë të forta. Nuk e kam ditur veten kaq të fortë. Nëse do ktheja kohën pas, dhe do mendoja se do ndodhesha në këtë situatë sot, do trembesha shumë, por tani jam aq e fortë të përballojë gjithçka sjell jeta.

Jam e gatshme t’i jap vetes paqen dhe qetësinë e duhur. Ju që luftoni çdo ditë, jeni heroina, ju them një bravo të madhe. Nuk ka krijesa më të forta në botë sesa ne, që durojmë shumë, falim dhe heshtim. Po besoj se zoti ka një plan për të gjithë ata që u është hedhur baltë padrejtësisht”, shprehet ajo.

https://www.instagram.com/reel/DCKrHacNw1E/?igsh=eTU1NWk1em5jMWM5

Të ngjashme