Showbiz
Xhemi Shehu flet per largimin nga Portokallia dhe raportin me Eneda Tarifen
26 Dhjetor, 2020 | 3:26 pm
Kete sezon moderatorja e njohur Xhemi Shehu u largua nga Portokallia pa dhene asnje detaj apo shpjegim. E teksa sezoni i Portokallise eshte drejt fundit Xhemi ka vendosur te flase.
Ne nje interviste ekskluzive per Who ajo ka treguar arsyen e largimit dhe raportin me Eneda Tarifen.
Kam bërë edhe programe të tjera, që nuk është se më kanë ngjallur ndonjëfarë interesi ose më kanë dhënë ndonjë kënaqësi. I kam bërë se duheshin, por jo nga pasioni apo dëshira. I bëja, sepse doja të rikthehesha në ‘Portokalli. Prandaj dhe u tërhoqa nga ‘Portokallia’ sepse s’po merrja më kënaqësi, dhe prandaj po them duhet të ndodhë ndonjë çudi që unë të rikthehem prapë, gjithmonë në një format të ngjashëm me ‘Portokalli’-në. Nuk kam fare ambicien që të bëj programe të tjera. Kështu që me shumë gjasa i bie që unë jam tërhequr dhe e kam mbyllur njëherë e mirë me televizionin, sepse nuk është se mendoj se do bëhet diçka po aq e mirë sesa ‘Portokalli’-a dikur, sepse kjo që po shohim tani nuk mendoj se është maksimumi i atij spektakli. Ose mbase dhe është ezauruar dhe me kohën… Nuk e di, nuk di çfarë të them, por nuk më tërheq më”,
Me tej per raportin me moderatoren aktuale te Portokallise Eneda Tarifen Xhemi ka thene se me Salsanon gëzon një raport të mirë miqësor, ndërsa me Eneda Tarifën u përpoqën të ishin shoqe, por mbetën thjesht kolege, ndërsa tani nuk janë më asgjë bashkë.
Rikujtojme se dikur Xhemi dhe Eneda kane prezantuar se bashku Portokalline.