Kryefjala Logo

Xhemi Shehu flet për fëmijët e saj: Ka momente kur ndihem e dështuar!

17 Qershor, 2022 | 12:26 pm

Mëngjesin e sotëm Xhemi Shehu ka qenë e ftuar në Wake Up, ku ka folur e fokusuar në jetën familjare. Madje ka treguar se përpiqet të jetë nënë e mirë, ndonse ka luhatje.

“Prindërimit nuk ia merr kurrë dorën dhe çdo ditë e gjej veten në situata të vështira. Vështirësia më e madhe është se jam e dyjëzuar sepse është kjo pjesa ‘tërhiqe mos e këput’. Edhe të jesh liberale, edhe strikte, ndërkohë janë në lojë faktorët e jashtëm, që fëmija yt të jetë si të tjerët.

Unë nisem nga fëmijëria ime dhe them se ishim shumë mirë. Por gjërat kanë ndryshuar shumë, është një luftë e përditshme. Nuk mund të them se jam një mami e mirë. Ka momente kur ndihem se kam dështuar. E kap veten rrugës, di të them më fal”- ka treguar Xhemi.

Gjithashtu ajo ka përshëndetur fëmijët e saj.

Të ngjashme