Will Smith humb kontrollin i bie me shuplakë Chris Rock

8 muaj më parë

Është mbajtur mbrëmë ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars. Por një nga momentet më të komentuara dhe që është bërë viral në rrjeret sociale në mbarë botën, është ai kur Will Smith u ngrit nga vendi i tij dhe i bie me shuplakë komedianin Chris Rock.

Chris Rock bëri shaka me modelin e flokëve të Jada Pinkett Smith, bashkëshorten e Will Smith duke thënë se flokët e saj (të rruara) janë të denja për “G.I Jane 2” .

Kaq ka mjaftuar që Will të ngrihet  dhe ti bjerë me shuplakë Chris Rock duke i kërkuar gjithashtu që të mos e përmendte emrin e gruas së tij. Komentet online kanë qenë nga më të ndryshmet dhe sot në gjithë botën ky do të jetë lajmi i ditës.

 

 

Të ngjashme