Kryefjala Logo

Wanda habit sërisht ndjekësit:Unë dhe L-Gante kemi 3 vjet së bashku

3 Dhjetor, 2024 | 8:40 am

Mes Wanda Nara dhe L-Gante gjërat janë serioze dhe të dy kanë ndarë me ndjekësit këtë mesazh.

“Sot festojmë tre vjet në çift”, u thotë reperi ndjekësve të tij.
Tre vjet më parë ishte pikërisht periudha e Wanda-gate, kur thuhej se Mauro Icardi kishte tradhtuar gruan e tij me China Suarez dhe se showgirl-i më pas nisi një lidhje me reperin. Gjithçka dukej se ishte kthyer në normalitet dhe qetësia martesore u rivendos, por realiteti ishte shumë ndryshe…

Wanda rrëfen takimin e tyre të parë mes të qeshura: “Ne u takuam duke ngrënë ravioli të mbushura me kalamarë. Elián (emri i vërtetë i L-Gante) nuk mund t’i hante, i pështyu në një pecetë dhe shkoi në kuzhinën e restorantit për të kërkuar oriz dhe djathë dhe ata i sollën!”.

Tre vjet më parë Wanda ishte ende e martuar me Mauro Icardin. Në atë kohë filluan të qarkullonin thashethemet se futbollisti po tradhtonte China Suarez dhe martesës dukej se i kishte ardhur fundi. Disa muaj më vonë, showgirl-i u pa disa herë me L-Gante dhe u duk se mes tyre kishte diçka, por të dy e mohuan lidhjen që kishte nisur.

Të ngjashme