Kryefjala Logo

Vrasja e TuPac/ Personi i akuzuar del për herë të parë para gjykatës…

5 Tetor, 2023 | 8:37 am

Personi i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur u paraqit sot për herë të parë në gjykatë.  Duane ‘Keffe D’ Davis u arrestua javën e kaluar në kuadër të hetimeve për vrasjen e reperit në 1996.

Në seancën e sotme dëgjimore, 60-vjeçari u paraqit para gjykatësit Tierra Jones dhe tha se avokati i tij kërkoi që seanca të shtyhet. Gjykatësi e pranoi kërkesën, që do të thotë se ai do të rikthehet në gjykatë më 19 tetor.

TuPac çShakur ishte 25 vjeç kur u qëllua në afërsi të Las Vegas Strip natën e 7 shtatorit të vitit 1996. Ylli i rep-it po udhëtonte me një BMW, kur një apo disa persona me një Cadillac hapën zjarr në drejtim të tij.

IMG 7725

Të ngjashme