Kryefjala Logo

Vjen puthja e parë në Big Brother VIP Kosova

21 Dhjetor, 2023 | 2:40 pm

Kaderi dhe Lumbardhi mbrëmjen e djeshme kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre në BB VK. Ata janë në oborr ku të gjithë banorët po kërcejnë dhe Lumbradhi e puth Kaderin.

Banorët janë habitur por edhe janë gëzuar shumë dhe brohorasin nga gëzimi për çiftin.

Ata kanë disa javë që i kanë shprehur pëlqimin njëri-tjetrit dhe romanca e tyre u zyrtarizua më në fund. Kaderi “Prime-n” e kaluar ka rrëfyer historinë e jetës së saj. Ajo tregoi që mamaja e braktisur kur ka qenë foshnje, por gjithsesi ka vendosur që ta falë. Ka treguar për dhunën e ushtruar nga njerka kundrejt saj dhe motrës, vështirësitë që ka kaluar gjyshja për t’i rritur dhe edukuar.

Lumbardhi i ka qëndruar afër pasi ajo është prekur shumë. Po atë natë Kaderi takoi edhe motrën e saj bashkë me nipin.

Gjatë takimit atyre iu bashkua edhe Lumbardhi ku motra e Kaderit u shpreh që e pëlqen shumë atë me motrën e saj dhe u uroi atyre më të mirat si çift.

Të ngjashme