Showbiz
Vizioni Plus i merr Tv Klanit prezantuesen
29 Tetor, 2022 | 12:50 pm
Në emisionin e pasdites në Vizionit Plus do të shohim këtë herë një spikere lajmesh. Kryefjala.com ka mësuar se spikerja e lajmeve të Tv Klan, Brikena Prifti do të braktis televizionin ku kemi vite që e shohim, për programin e pasdites në Vizion Plus. Kryefjala.com ka mësuar gjithashtu se pasditja e vizionit do të jetë këtë herë me tema sociale më të forta se sa pasditet “soft” të televizioneve të tjera.
Bukuroshja Brikena Prifti do të zëvendësojë kështu Evi Reçin e cila e drejtoi pasditen e Vizionit për tre vite radhazi. Për Brikenën kjo është eksperienca e saj e parë si moderatore e një emisioni,pasi e kemi parë gjithnjë si spikere lajmesh në Fax Tv dhe Tv Klan.