Showbiz
Vivien dhe Getinjo i japin fund lidhjes?!
6 muaj më parë


Ata ishin një nga çiftet më të përfolura të Big Brother Vip Kosova. E kemi fjalën për reperin Getinjo dhe bukuroshen nga Durrësi, Vivien Thano. Ju do thoni pse po themi ishin?! Sepse ka gjasa që çifti i cili u dashurua brenda shtëpisë, duket se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.
Instagrami është indicia jonë kryesore pasi ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në këtë rrjet social. Nga ana tjetër Getinjo i ka fshirë të gjitha fotot me Vivien, ndërsa kjo e fundit ruan ende disa prej tyre.
Ndoshta kjo mund të jetë një nga zënkat e radhës të çiftit, por deri tani ata nuk janë më “follow” në Instagram.
Pas daljes nga Big Brother, Getinjo ishte një nga mbështetësit kryesor të Vivit madje edhe duke e surprizuar herë pas here ish-partneren e tij.