Showbiz
Vivi vajzë me fat Getinjo i shpreh dashurinë në koncert…
10 muaj më parë

Edhe pse u bënë disa ditë që ka lënë shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, reperi Getinjo vazhdon t’i dedikojë vëmendje, partneres së tij Vivien e cila vazhdon ende garën.
Pas dedikimit që i dërgoi disa ditë më parë, mbrëmjen e djeshme ai e ka surprizuar në një tjetër formë. E ftuar në dhomën e rrëfimeve, Vivit i është shfaqur një video nga një koncert i Getinjos, ku teksa publiku brohoriste, reperi ka thënë frazën e njohur tanimë:
“Të puth Geti!”
Lum si Vivi!