Kryefjala Logo

Viti i Ri e gjen Arbanën në spital duke kujtuar gjërat që vërtet kanë rëndësi

1 Janar, 2024 | 12:45 pm

Nata e ndërrimit të vitit e ka gjetur Arbanën në spital. Ajo e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Instagram ku tregon se Dielli ka pasur një komplikacion shëndetësor dhe Viti i Ri i gjeti aty mes shumë prindërish të tjerë.

Arbana ka uruar ndjekësit Vitin e Ri duke shkruar se mërzitë e tjera janë shumë të parëndësishme përpara shëndetit.

Nata e ndërrimit te viteve si pasoje e një komplikacioni shendetësor qe pati Dielli im, na gjeti në Qendren spitalore “Nëne Tereza”, aty ku bashkë me shumë vogelushe te tjerë të guximshem e prindër të frikësuar, po presim vitin e ri vetem me nje urim: tè kemi shendet.

Viti qe lame pas per mua ka qene nje vit intensiv në punë, ne emocione, sipermarrje dhe marrdhënie. Ka qenë nje vit me momente kur më dukej se po “thyhesha” e në fakt me kalimin e kohes kam kuptuar se po

“ndërtohesha”.

Dita e fundit e 2023 e kaluar në repartin e reanimacionit me beri te kuptoj edhe nje here se cfare vlen me te vertete dhe sa të parëndësishme kane qenë disa nga mërzite e ketij viti.

Jane sidomos nete si këto kur krej ndryshe nga sondazhet e suksesit dhe garës se kush ka më shumë pushtet e ndjekes, kupton se jeta

ështe ne duart e heronjve te vertete të këtij vendi e puna e tyre nuk vlerësohet kurre sa duhet.

Gëzuar për mjekët, infermieret dhe të gjithe ata de janë në sherbim spitalor sonte e çdo nate tjetër, qofte feste apo jo.

Gëzuar për prinderit, qe ne vend të gotave te verës, sonte kane ne duar duart e shpuara me vigone të vogelushëve te tyre apomë keq akoma; presin zgjuar plot ankth prapa dyerve të reanimacionit.

Gezuar per jeten, qe megjithe ngjyrat e saj eshte aq e cmuar, edhe kur e pret vitin e ri në një dhome spitali.

Gëzuar për të gjithe ju, qe në këto

365 dite më keni ndjekur, shkruar e vlerësuar, ashtu sig me keni kritikuar dhe keshilluar, me keni falur gabimet dhe më keni dhënë besimin se do ju kem gjithmone në krah ne çdo projekt të ri:)”

IMG 5730

Të ngjashme