Showbiz
Vit i ri në Budapest! Princ Leka kapet mat me fotografen
31 Dhjetor, 2023 | 5:09 pm

Prej ditësh është komentuar ndarja e princ Lekës me Elia Zaharian dhe romanca e re e princit me fotografen e tij Blerta Celibashi.
Procesi i divorcit mes çiftit ka nisur, nga ana tjetër Princi as fotografja nuk kanë reaguar as nuk i kanë mohuar zërat për romancën e tyre.
Këta të fundit janë arratisur nga Shqipëria pas lajmit të bujshëm të lidhjes së tyre. Sipas JOQ, ata janë parë së bashku në aeroportin e Budapestit duke iu shmangur syve kureshtarë. Duket se lidhja e shumë-përfolur ditët e fundit në media sapo u konfirmua!