Showbiz
Vipat shqiptarë bëjnë “ xing” me emrat e fëmijëve…
18 Nëntor, 2023 | 9:39 am
Personazhet publikë shqiptarë nuk bëjnë vetëm “xing” me veshje por edhe me emrat që kanë zgjedhur për fëmijët e tyre. Shumë prej vogëlushëve të tyre kanë emra të njëjtë dhe ja disa prej tyre.
Ian
Ian quhet djali i madh i këngëtares, Julka Gramo dhe Andy Gramm, këtë emër të shkurtër por shumë interesant ka vendosur edhe Jonida Vokshi, për djalin e saj…
Anna
Anna quhen dy vajza shumë simpatike që vijnë nga dy prindër të famshëm. Ardit Gjebrea dhe Soni Malaj kanë zgjedhur këtë emër për vogëlushet e tyre. Anna Gjebrea ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision Kids. Ana quhet edhe vajza e vogël e Ermal Fejzullahut.
Noah
Dy çuna të tjerë kanë të njëjtin emër, por mama të ndryshme. Bëhet fjalë për producenten e njohur, Holta Dulaku që së shpejti do të rikthehet me një reality Vipash në Vizion Plus dhe për ish prezantuesen, Fatma Methasani. Noah quhen dy djemtë e tyre bukurosh. Noa është emri që ka zgjedhur gjithashtu për vajzën e saj edhe, Rona Nishliu.
Blin
Këtë emër tipik shqiptarë kanë zgjedhur për fëmijët e tyre dy artistë të njohur shqiptarë, Alban Kondi dhe reperi Lumi B.
Melody
Kryefjala.com bëri e para me dije lajmin se Mariza Ikonomi u bë nënë dhe pak orë më vonë këngëtarja konfirmoi që kishte sjellë në jetë një vajzë që e kishte quajtur, Melody. Të njëjtin emër vite më parë zgjodhi për vajzën e saj edhe gazetarja, Ilva Tare.
Jon
Një nga emrat më të bukur shqiptarë është emri Jon që shumë personazhe e kanë zgjedhur për fëmijët e tyre. Ardit Gjebrea, Arbana Osmani, çifti Marçela Lati dhe Mand Peza.
Mia
Moderatorja Rudina Magjistari dhe aktori, Florian Agalliu kanë zgjedhur këtë emër italian për vajzat e tyre të ëmbla.