Showbiz
Vip-at shqiptarë që i kaluan pushimet majë jahtit!
11 Gusht, 2022 | 10:32 am

Me evolimin e rrjeteve sociale të gjithë ne kërkojmë të bëjmë një jetë luksoze e jo vetëm. Madje pushimet tona duhet të kushtojnë mijëra euro ose ndryshe nuk quhet. Ndonse shumë prej personazheve shqiptar vizitojnë ishujt më in të momentit, ka e nga ata që bëjnë disa ditë në jaht.
Sigurisht që xhirot me jaht janë të kushtueshme por kjo s’ka aspak rëndësi për njerëzit që duan të kenë pushime private larg zhurmës e njerëzve.
Luana Vjollca ështē ajo që çdo vit zgjedh të shkëputet nga Toka për të pushuar në brigjet e jugut, pas saj sigurisht që janë dhe emra të tjerë si Angela Martini, Alketa Vejsiu, Eraldo Rexho, Ardi Asllani, Megi Pojani.
Deri më tani nuk dimë që ndonjëri prej tyre ta ketë jaht personal, gjithësesi sërish tërhoqën vëmendjen tonë.