Showbiz
VIP-at që Fifi mblodhi rreth vetes për një kauzë të fortë
30 Gusht, 2022 | 6:35 pm
Ditën e djeshme në media ka bërë jehonë lajmi i dhunimit të 11 vjeçares në Kosovë, nga 5 burra, ku dy prej tyre janë marrë nga forcat e rendit. E prekur nga kjo këngëtarja Fifi ka marrë një nismë të veçantë.
Fifi po bën bashkë shumë prej VIP-ave për të dalë nesër në protestë në sheshin “Nënë Tereza” në orën 18:30. “Solidaritet për Prishinën. Për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriakale”.- shkruan në njoftim.
Ndërkohë që ky lajmërim është përhapur me shpejtësi nga shumë personazhe.