Showbiz
Vin Diesel prek me fjalët për Paul Walker. “Një dekadë pa ty”…
14 Shtator, 2023 | 11:10 am
Paul Walker do të festonte dje 50-vjetorin e lindjes. Aktori u nda nga jeta në 2013 në një aksident automobilistik. Miqtë dhe të afërmit e kujtojnë me mall çdo përvjetor ditëlindjeje, e s’kishte si të mungonte as këtë vit edhe Vin Diesel.
Në një mesazh në Instagram Dieseli kujtoi momentet më të bukura që ata kanë kaluar së bashku.
“Një dekadë… dhjetë vite të gjata… e megjithatë ndihet si dje kur të këndonim urime ditëlindjen për të 40 e mëdha! Bota nuk është e njëjtë vëlla… si specie, dikush mund të thotë se po luftojmë. Por unë mendoj për ty dhe buzëqesh dhe e di se gjithçka do të jetë mirë.