Kryefjala Logo

(Video)Dua (pak më larg Sarës) di çdo këngë të Ledrit…

7 Gusht, 2022 | 12:16 pm

Pas performancës së saj në Sunny Hill Dua Lipa është duke e shijuar eventin e saj si spektatore. Ja tek e shohim në këtë video që ka postuar në rrjetet sociale gazetarja dhe bashkëshortja e menaxherit të Ledrit, Vlera Fetahu, ku këngëtarja e “Levitating” është duke kërcyer me këngët e ish- partnerit të saj, Ledri Vula. Ajo që të bie në sy në këtë video është që ajo di përmendësh tekstet e këngëve të tij.

Edhe pse një artiste me përmasa ndërkombëtare, Dua Lipa nuk e ka shkëputur vëmendjen nga vendi i saj dhe mbi të gjitha nga kolegët e saj artistë. Ledri Vula, Elvana Gjata, Dhurata Dora janë disa nga artistët shqiptarë që ajo ndjekë në Instagram.

Urojmë që një ditë të bëjë edhe ndonjë duet me ndonjërin prej tyre.

Të ngjashme