Showbiz
VIDEO/ Don Xhon dhunohet në mes të Tiranës nga disa persona. “Dil jashtë, dil, boll, boll se gjynah, ik mor daj”
10 Shkurt, 2021 | 1:25 am
Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një sherr masiv në Tiranë ku janë përfshirë dy repera të njohur dhe grupet e tyre. Në pamjet e publikuara duket momenti, teksa grupi i të rinjve dhunojnë me shkelma dhe grushte kundërshtarët brenda një makine.
Bëhet fjalë për reperin me emrin Finem, ose Klejdi Dogjani, 22 vjeç nga Tirana si dhe Don Xhoni, Xhonatan Isufi, të cilët janë mjaft të njohur nga të rinjtë shqiptarë dhe kosovarë
“Dil jashtë, dil, boll, boll se gjynah, ik mor daj” por edhe sharje dhe ofendime dëgjohen gjatë përplasjes me të rinjve, që ka zgjatur disa sekonda dhe më pas janë shpërndarë duke u larguar me shpejtësi.
Dy reperët janë të njohur dhe të ndjekur, sidomos nga adoleshentët në Shqipëri dhe Kosovë.
Nga pamjet të cilat nuk janë shumë të qarta, shikohet Don Xhon i cili është brenda në makinë dhe disa persona që e godasin.
E gjitha nisi pas një deklarate që Finem bëri në një emision. Reperi iu përgjigj një pyetjeje se kush ishte një prej artistëve që sipas tij kishte marrë famë kot dhe ai zgjodhi Don Xhonin. Përplasja ka vijuar edhe në rrjetet sociale, për të përfunduar pastaj në mes të rrugës në një “përballje të vërtetë”, shkruan JOQ ALBANIA.