Kryefjala Logo

VIDEO/ Bora Zemani flet hapur pasi pyetet nëse është në lidhje apo single: “Fokusohem komplet atij…”

2 Tetor, 2021 | 3:11 pm

Bora Zemani ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel. Bora ka rrëfyer ethet e fillimit të Përputhen Prime, mbrëmjen e sotshme si dhe ka folur për marrëdhëniet me konkurrentët ku ka treguar se është shumë strikte.

Në fillim të emisionit Bora është quajtur nga moderatoret si zana e dashurisë për faktin se është edhe në moderimin e një program që në thelb ka dashurinë. Me tej ajo është ngacmuar për faktin që po rregullon gjithë të rinjtë ama vetë është single.

“Jam single sepse ka shumë faktor të tjerë. Unë kam djalin në një moshë delikate tani dhe dua ti fokusohem komplet atij, për më tepër biznesi, emisioni kam shumë obligime të tjera”- ka treguar Bora duke qeshur.

Gjithashtu ajo ka thënë se në Përputhen kanë filluar edhe dashuritë e para, të cilat duken jo vetëm në ekran por edhe në backstage. Gjithësesi Përputhen Prime rezervon surpriza, kështu që nuk duhet humbur.

Për më tepër ndiqni videon e plotë:

 

Të ngjashme