Showbiz
Vesa tregoi historinë… Mërgim Berishën e zë “mallkimi” i Ganisë në BB VK
9 Nëntor, 2023 | 2:59 pm
Historia e Vesës dhe Mërgimit në BB VK ka qenë kryefjala e mediave. Teksa Vesa rrëfeu historinë nga mllefi në ato momente banori i BBVK është shprehur: “Kurrë gol mos dhaftë, e theftë këmbën”.
Ku duket se e paska zënë mallkimi i tij. Futbollisti i njohur shqiptar, Mërgim Berisha, së fundmi ka pësuar një lëndim në këmbë gjatë stërvitjes së tij.
Kjo është konfirmuar nga vetë klubi gjerman në të cilin luan, Hoffemheim, përmes një komunikate zyrtare.
“Mërgim Berisha lëndoi gjurin gjatë stërvitjes dhe për këtë arsye e ndërpreu më herët stërvitjen. Në ditët në vijim do të bëhen kontrollime më të detajuara”, ka njoftuar klubi gjerman.