Showbiz
Vëllezërit Balla nga Shqipëria mahnisin jurinë e “America got Talent”
1 vit më parë

Në Amerikën e largët ka filluar një tjetër edicion i suksesshëm i Talent Show-t “America got Talent”
Për herë të parë në këtë super produksion marin pjesë edhe dy vëllezërit shqiptar,Artan Balla dhe Arnold Balla.
Vëllezërit Balla kanë mahnitur jurinë e përbërë nga emra shumë të njohur si supermodelja Heidi Klum,aktoren Sofia Vergara,komedianin dhe producentin Howard Mandel dhe krijuesin e “X Factor” Simon Cowell
Vetëm pak ditë më parë,vetë Artan Balla nëpërmjet aplikacionit TikTok u bëri të gjithëve thirrje për mbështjetje ndaj tij dhe vëllait të tij që për herë të parë dërguan Shqipërinë në një emision ku drejton sytë e gjithë bota.
Nga ajo që ata kishin përgatitur lanë gojëhapur të gjithë jurinë dhe sigurisht që morën një “PO” të madhe.
Madje aktorja e Holliwood-it,Sofia Vergara u shpreh me nota humori:”Edhe unë dua të bëj atë që bëni ju por nuk di as të vrapoj”
Shumë suksese vëllezërve Balla për më tej!
Për ju që e keni humbur ju ftojmë të shikoni performancën: