Vazhdon telenovela Fjolla-Fisnik. A ka protestë për jetë luksi?! Pyet ish-i i këngëtares

7 muaj më parë

Prej disa ditësh Fjolla Morina ka tronditur rrjetin me deklaratat e saj shokuese për ish-partnerin, Fisnik Sylën. Ajo tregoi se ka pasur kërcënime ndaj saj dhe vajzës, madje kërkoi edhe ndihmën e qytetarëve të Kosovës.

Disa ditë më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Fjolla bëri thirrje publike për një protestë të dielën në sheshin e Prishtinës, për t’i dalë në mbrojtje asaj dhe vajzës së saj. Mirëpo kjo protestë dështoi pasi në shesh nuk u pa askush në mbështetje të këngëtares.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-burri i saj, sipërmarrësi Fisnik Syla. Ai ka publikuar në TikTok një video, ku shihet në xhakuzi ku shkruan: “A ka ndonjë protestë për jetë lluksi”…

Të ngjashme