Showbiz
Vazhdon sherri mes Rezart Veleshnjes dhe Niki Delijorgjit: Jeni dele te politikes!
12 Janar, 2021 | 10:48 am
Ditën e djeshme i gjithë rrjeti u mbush me lajme rreth debatit mes modeles dhe këngëtares Kleoniki Delijorgji dhe Rezart Veleshnjas. Debati u zhvendos nga studioja e “Shiko kush luan” në rrjetet sociale. Ishte Kleoniki ajo që bëri një status për Rezin në Instastory ku e cilësonte “seksist, mizogjen, djall”. Ajo shprehej se “të shash familjen e dikujt sepse ndihesh aq inferior dhe s’ke si të kthesh përgjigje tregon nivelin tënd zero”.
Nuk ka munguar përgjigja e Rezit, i cili ka reaguar po në Instastory. Ai nuk ka ngurruar t’i përmendte babain, biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008. Ai madje e ka konsideruar atë me probleme psiqike.
Ditën e sotme modelja ka publikuar një foto krah të atit ku shkruan se i ati është i pafajshëm rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur në Gërdec, teksa shton se ai e ka arritur çdo gjë vetë dhe është njeri i drejtë.
Kleoniki i cilëson personat që i kanë sharë familjen në inbox si “dele të mediave, politikës dhe sistemit.”
Iconstyle shkruan se E gjitha nisi mbrëmjen e të shtunës, kur modelja ishte e ftuar në “Shiko kush luan”, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe një aftësi të veçantë. Ajo tha se mund të shoh fatin e njerëzve nëpërmjet letrave. Ajo tha se letrat e saj janë me engjëj dhe se ajo komunikon vetëm me engjej.
Për realizimin e kësaj loje ajo zgjodhi Françeska Jaçen të cilës i tha: “Këtu më del që ti duhet të duash veten shumë, që tu thuash jo të tjerëve. Unë kam parë se ai(drejton gishtin nga Rezarti) nuk të ka respektuar gjatë emisionit. Dhe ti nuk ke dashur t’i vendosësh kufi. Nuk ka të bëjë me miq kjo gjë. Ti duhet tu vendosësh limite njerëzve që të dinë se ku mund të kalojnë dhe ku mos të kalojnë me ty.”
Sakaq, Rezi ndërhyri duke thënë “Të të bëj një lapsus se the “Ai atje nuk të ka respektuar”. Unë, Rezi, e kam shoqe atë.” “Edhe çfarë? Unë jam ofenduar që jam këtu femër. Dhe kaq nuk po flas me ty. Në këto momente unë jam e lidhur. Mirupafshim”-ia ktheu modelja. Pas këtij momenti Rezi e ktheu çdo gjë në humor duke ironizuar faktin se ajo mund të parashikojë fatin.