Kryefjala Logo

Valeri flet për humbjen e vëllait:”Jam bërë mjek për të plotësuar dëshirën e tij”

24 Maj, 2024 | 9:19 am

Duke zhvilluar një bisedë me Robertin, Valeri ka folur lidhur me humbjen e vëllait të tij dhe ka rrëfyer arsyen pse ai ka studiuar për mjekësi.

Valeri tregon se vëllai i tij ka humbur jetën në moshën 17-vjeçare dhe dëshira e tij ka qenë të bëhej një mjek. Duke qenë se ëndrra e tij nuk mundi të bëhej realitet, Valeri tregoi se ai ndoqi rrugën e të vëllait duke studiuar mjekësi dhe hoqi dorë nga ëndrra e tij për tu bërë pjesë e botës së ekranit.

“Ka qenë ëngjëll. Ndërroi jetë në moshën 17 vjeçare, më i miri ishte. E kishte ëndërr të bëhej mjek, ndaj unë vazhdova studimet për mjekësi. Mua më pëlqente të isha showman, por për vëllain tim vazhdova studimet për mjekësi. Mezi kam pritur të bëj dasmën në atë shtëpi që nga ajo ditë nuk gëzoi më. Ishim të lumtur, por na qante zemra. Shikoja nënën dhe shtrëngonim njëri-tjetrin. As armikun mos e sprovoft me humbjen e njeriut të zemrës”, tregoi Valeri.

Të ngjashme