Showbiz
Valdrin Sahiti vesh në natën e rëndësishme një nga motrat Kardashian
8 Prill, 2022 | 4:38 pm
Stilisti i njohur shqiptar,Valdrin Sahiti është zgjedhur nga ylli televiziv Khloe Kardashian.
Dalja e saj më e fundit në tapet ishte për premierën e “The Kardashians”
Pas suksesit disa vjeçar të “Keeping up with the Kardashians”,motrat më të famshme,me numrin më të lartë të ndjekësve,dy tashmë bilionere rikthehen në ekran.
E në një ditë si kjo,kujdesi për imazhin dhe atë çfarë do të veshin është maksimal sepse janë në sytë e gjithë botës duke frymëzuar dhe ndikuar në stilin e miliona vajzave.
Khloe Kardashian ka zgjedhur një fustan nga Valdrin Sahiti dhe kujtojmë se nuk është e vetmja në listën e yjeve botëror që zgjedh shqiptarin.
Beyonce,Cardi B,Chrissy Teigen,Winnie Harlow dhe Kylie Jenner janë disa nga emrat më të rëndësishëm që daljen e tyre ja kanë besuar stilimeve të Valdrin Sahitit.
Vetë ai ka shpërndarë një Instastory ku tregon Khloe Kardashian dhe shkruan:
“Mirëmëngjes Khloe Kardashian..faleminderit që je një dashamirëse e VS(inicialet e tij)