Kryefjala Logo

Urimin më të bukur të ditëlindjes Ledri e mori nga vajza e tij

10 Korrik, 2022 | 12:09 pm

Ledri Vula feston sot ditën e tij të lindjes. Ai ka marrë pafund urime nga miq, të afërm e kolegë por urimi më i bukur mbetet ai që i ka bërë vajza e tij Poem.

Poi i ka kënduar këngën e ditëlindjes babi Ledrit dhe ky është momenti më emocionues për të jo pa qëllim e ka postuar dhe në rrjetet e tij sociale.

Ledri mbush sot 36 vjeç dhe është një nga reperat më të talentuar dhe të njohur në showbizin shqiptar. Kënga e tij e fundit është “Gelato” ndërkohë që së shpejti pritet të publikojë edhe bashkëpunimin e tij të radhës me LumiB.

Edhe redaksia jonë i uron Ledrit të bëhet edhe 100 vjeç.

Të ngjashme