Kryefjala Logo

Urimi që Elvana i bëri babait është më spektakolari që një fëmijë mund t’i bëjë prindit…

5 Gusht, 2022 | 9:13 am

Ajo e ka thënë gjithnjë se ai ka qenë mbështetja e saj më e madhe në karrierë. E kemi fjalën për Elvana Gjatën e cila është shprehur gjithashtu se babai i saj Fatmir Gjata ka qenë në të njëjtën kohë edhe shoqëruesi i saj i parë në fillimet e karrierës së saj.

Sot ai feston ditëlindjen dhe këngëtarja i ka bërë urimin më spektakolarë nga skena e “Sunny Hill” ku ka performuar natën e parë të këtij eventi. Mijëra njerëz në publik i kanë kënduar babit të Elvanës këngën e ditëlindjes.

Ndërkohë që vet këngëtarja shkruan : “ Gëzuar ditëlindjen i shtrenjti im”… Shpeshherë Elvana e bën pjesë babain e saj edhe të videove “funny” që poston në rrjetet sociale.

Të ngjashme