Showbiz
Urimi i Fatmës në ditëlindjen e Aulonës tregon qartë marrëdhënien mes dy shoqeve të ngushta
8 Dhjetor, 2023 | 5:26 pm

Ditën e sotme gazetarja Aulona Musta ka festuar 39 vjetorin e lindjes, ndonse në këtë ditë nuk mund të mungonte as urimi i koleges dhe mikes të saj të ngushtë Fatma Haxhialiu.
Fatma ka publikuar në Insta Story një video nga emisioni i tyre “Thumb” e përbri shkruan; “Buqinda e zemrës time, po të uroj me këtë video që tregon deri diku çmendurinë tonë në vitet e arta. Ti nuk ke qenë thjesht një kolege ose ajo që thjesht ndante ekranin me mua, ke qenë ajo që ndante vështirësitë, problemet, lotët, të qeshurat,dellin e çmendurisë, kilet e barkun e mëmësisë. Ke qenë buqinda de mi kruasan kur ishe e mil e nuk na numëroje kaloritë por haje dy briosh kur më haej mua që mos ndihesha në faj.
E me pak fjalë, ti je një pjesë e rëndësishme e jetës time dhe ajo që më ngazëllen kur takohemi jemi të njëjtat karafile dhe llaçka të lezetshme dhe pse tani bëjmë si nëna të pjekura e serioze.
Të dua shumë dhe me kalimin e moshës kam filluqr dhe të të puth e përqafoj kur të takoj. Kjo tregon se jemi pj*rdhur. Marsh në këtë jetë gjithçka meriton shpirti yt i bukur xhovanil.”