Kryefjala Logo

Urime për sfidën e re! Konfirmohet Ledion Lico prezantues i Big Brother VIP Albania 3

2 muaj më parë

Prej disa kohësh është përfolur se Ledion Liço do të ishte prezantues i Big Brother VIP 3. Shkrime të cilat u mirëpritën, ama pati e shumë skeptikë që prisnin ende Arbana Osmanin.

Në promon e re të publikuar në rrjetet sociale të “BBVA” konfirmohet se moderatori do të jetë Ledion Liço dhe data e fillimit do të jetë 13 janar.

Sa i përket arsyes pse Arbana Osmani nuk do të jetë moderatorja e spektaklit, nuk dihet, megjithëse më parë, burime për Anabel kanë bërë me dije se për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar, ajo nuk do të jetë prezantuese e këtij edicioni.

Ledioni, rikujtojme se ka qenë prezantuesi i “Big Brother 8” me persona të thjeshtë dhe të panjohur për publikun. Ndonse i urojmë shumë suksese në sfidën e re.

Të ngjashme