Showbiz
Urim shkurt e saktë! Sara tha këto fjalë për Dj Pm…
19 Qershor, 2022 | 3:02 pm
Një nga çiftet e “Big Brother Vip” është blogerja Sarah Berisha dhe Dj Pm. Ata i rezistuan edhe ambientit jashtë shtëpisë së Big Brother dhe duket se po e jetojnë pa shumë zhurmë raportin e tyre.
Madje sot PM ka ditëlindjen dhe Sarah ka zgjedhur ta uroj të dashurin e saj pa fjalë të mëdha. “Faleminderit që je në jetën time. Gëzuar ditëlindjen dashuri”, shkruan Sarah në Instagram.
Të dy po vazhdojnë lidhjen në distancë dhe projektet respektive. Sarën këtë sezon e pamë si prezantuese të Kosheres ndërsa Dj Pm është mjaft aktiv me mbrëmjet koncertore.