Upss! Luana Vjollca ngatërron spektaklin “Zemër Luana” me “Shiko Kush LUAN”, ja momenti!

3 muaj më parë

Numërimi mbrapsht mbaroi dhe këtë të diel mbrëma ishte premiera e një prej spektakleve më të shumëpritur në Shqiptari, “Zemër Luana” nën autorësinë dhe moderimin e Luana Vjollcës.

Të ftuar ishin dy artistë mjaft të famshëm shqiptarë, Butrint Imeri dhe Don Xhoni, të cilët zgjodhën “Zemër Luana” të hapin zemrën e të jenë “pa doreza” përpara publikut, që dëshiroi dyshen të ishin të parët në spektakël dhe autorja Luana Vjollca ua realizoi dëshirën.

Mirëpo gjatë prezantimit autorja ka bërë një “lapsus”, ku ngatërrohet dhe në vend që të shprehej për spektaklin “Zemër Luana”, përmend “fëmijën” e saj 4-vjeçar “Shiko Kush LUAN”. Po ju e kapët këtë moment gjatë spektaklit?

Të ngjashme