Showbiz
“Unë nuk jam single”, Inva Mula sërish e dashuruar?
11 Tetor, 2022 | 8:59 pm

Sopranoja me famë të madhe Inva Mula pas shumë kohësh është shfaqur në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo në A2 CNN. Inva ka rrëfyer jetën e saj artistike por edhe atë familjare. Ndonse ajo ç’ka na tërhoqi vëmendjen është pyetj e Drinit, nëse ajo ka një person që e dashuron në jetën e saj.
“ Po unë nuk jam single! Unë jam grua e martuar me familjen time. Por që të flasësh për dashurinë nuk flitet ajo përjetohet. Jam e dashuruar me jetën, me gjërat e bukura pastaj futen marrëdhëniet që ti ke me bashkëshortin me fëmijët me rrethin.”- ka thënë Inva.
Ndonse nuk e ka specifikuar nëse është në një marrëdhënie të re, pasi rikujtojmë se në vitin 2019 u perfol për një ndarje nga partneri i dytë Hetem Ramadani. Nga martesa me të cilin ka edhe një vajzë.