“Unë nuk e meritoj këtë!”- Trixa publikon videon dhe jep një mesazh të fortë!

5 muaj më parë

Trixa ka qenë në qendër të bullizmit të rrjeteve sociale pas marrëdhënies së saj me Donaldin. Sot ajo ka publikuar një video dedikuar të gjitha vajzave ku u bën thirrje të gjejnë forcën.

Trixa ka treguar se këto muaj është sharë e mallkuar nga njerëzit ajo dhe familja e saj. “Kjo video është për të gjithë personat aty jashtë ku bashkë me mua kanë vuajtur nga bullizmi. Unë zgjodha të hesht duke menduar që e gjithë kjo ishte pasojë e pjesëmarrjes në një program ku jeta private bëhet publike, por ASGJË nuk është nje justifikim për Cyber Bullying.

Unë nuk e meritoj, ti nuk e meriton, prandaj mos u nënshtro! Le të jetë ky një mesazh force që ti nuk je vetëm, por jemi bashkë. Duke i dhënë dorën e duke përkrahur njëri-tjetrin ta bëjmë këtë një botë më të mirë”- ka shkruajtur këngëtarja.

Të ngjashme