U zunë për paratë e premtuara në Big Brother, Sabiani zbulon shifrën që i ka dhuruar Ilir Shaqiri!

1 javë më parë

Sabiani dhe Ilir Shaqiri u bënë miq të ngushtë në BB VIP, por kjo miqësi u thye pasi u përfol se Ilir Shaqiri nuk I dha 10 mijë eurot e premtuara publikisht Sabianit. Mbrëmjen e sotshme, Sabiani ka qenë i ftuar në emisionin “Zemër Luana” me autorësi dhe moderim të Luana Vjollcës, ku ka qenë shumë i sinqertë.

Siç e do zakoni, në fund të spektaklit, të ftuarit duhet tu përgjigjen pyetjeve të vështira “Në gojë të Luanit”, ndonse kush nuk përgjigjet duhet të shohë çfarë rezervon goja e Luanit për të.

Por përpara se të shkonte tek kjo pyetje, Antonela Berisha ka ngacmuar Sabianin duke I thënë: Sa lekë të dha Iliri?
Përgjigje të cilën Sabiani nuk ka ngurruar ta kthejë, duke treguar: Iliri më dha 5000 euro për vllazëri! Duke nënkuptuar se ka marrë vetëm gjysmat nga shuma e kërkuar, por gjithësesi e ka lënë me kaq duke mos dhënë koment më tepër.

Të ngjashme