Showbiz
U tha se u nda nga jeta, reagon këngëtari shqiptar: Është hera e katërt në 3 muaj!
25 Mars, 2022 | 10:32 am
Këngëtari i njohur nga Kosova Sabri Fejzullahu është një emër mjaft i dashur për publkun por ka dhe nga ata që publikojnë lajme për ta dëmtuar.
Sërish për herë të katërt është publikuar lajmi se është ndarë nga jeta. Nisur nga kjo Sabriu ka bërë një video në Facebook ku shpjegon se është mirë me shëndet.
“Është hera e katërt në portale që shkruhet se kam ndërruar jetë. Unë jam shëndosh e mirë punon pa u ndal. Ju dua shumë dhe vetëm ai i madhi e vendos jetën time”- shkruan ai.