Showbiz
U tha se u kapën bashkë, reagon Arbenita: Unë po divorcohem…
1 muaj më parë


Pak ditë më parë, një video e Arbenitës ku shihej me Feron duke biseduar, teksa ecnin rrugëve të Gjilanit, bëri xhiron e rrjetit. Pas atyre pamjeve, menjëherë u aludua se dyshja kanë hedhur cdo gjë pas krahëve dhe janë drejt ribashkimit.
Por duket se nuk është aspak kështu!
Me një video të postuar në Tik Tok, të shoqëruar me një nga audiot virale të aplikacionit, modelja ka shkruar:
“Unë që po divorcohem, duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë”, duke treguar kështu se cifti kanë nisur procedurat e divorcit.
Nuk e dimë nëse përmes kësaj videoje Arbenita ka dashur të tregojë që po e përjeton aq mirë sa e “shndërron” situatën në meme…apo, përmes meme-ve tregon ndjesitë e saj të keqardhjes për atë që po përfundon.