Kryefjala Logo

U tha se ishte i lidhur, Albi reagon per Alesjan: Kujdesu per veten!

11 Mars, 2022 | 7:38 pm

 

Alvisës i morëm Instagram-in dhe i publikuan bisedat me njerëz të ndryshëm, me shume tërhoqi më shumë vëmendjen ishte një foto e Alvisës dhe Bashkimit, dhe Albit me një vajzë tjetër.

Kujtojmë se Albi u deklarua për Alesjan në program dhe fotoja e bërë në kohën kur ai ishte i deklaruar ka ngritur polemika, për të cilat s’mund të mos reagonte dhe Alesja.

“Jam gjykuar tani po e vërteta ka dalë në fund sepse ai kishte një tjetër, ka qenë i lidhur gjatë kohës që ai ka qenë në emision, sepse kanë dalë fotot. Është përhapur nëpër portale, kanë dalë fotot e atij, dy ditë para deklarimit. Unë nuk po akuzoj dikë po po them atë që kam parë, siç ai flet çdo gjë nëpër intervista gjëra të tjera dhe unë kam të drejtën time të them që ai djal ka qenë i lidhur këtu në emision ndërkohë që ka bërë deklarimin për mua dhe çdo gjë tjetër,”- u shpreh ajo.

Ndërkohë së fundmi ka reaguar dhe Albi i cili thotë se ngjarja po përdoret për të hedhur baltë mbi të.

“Disa njerëz për të pastruar veten, fëlliqin të tjerët… Fillimisht kujdesu për veten,” – shkroi ai dhe duket se deklarata ka qenë për Alesjan.

Të ngjashme